I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, arrestohet në Gjermani shqiptari i shumëkërkuar

Një shqiptar i shpallur në kërkim është ndaluar nga policia gjermane në aeroportin e Shtutgartit. 39-vjecari është ndaluar teksa po i verifikohej identiteti

Shtator 26, 2024 - 18:00
 0
I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, arrestohet në Gjermani shqiptari i shumëkërkuar

Një shqiptar i shpallur në kërkim është ndaluar nga policia gjermane në aeroportin e Shtutgartit.

39-vjecari është ndaluar teksa po i verifikohej identiteti pas zbritjes nga një fluturim i ardhur nga Prishtina.

Nga kontrolli rezultoi ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Ai ndodhej në burg deri në janar 2023 kur rezulton të jetë arratisur, ndoshta pas një leje të marrë.

Gjykata e Nürtingen në Gjermani urdhëroi mbajtjen e tij në paraburgim, deri në vendimin për ekstradimin apo jo drejt Greqisë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.