BERZH: Rritja ekonomike në Shqipëri 3.5%! Ja sa pritet të jetë vitin e ardhshëm

Shqipëria pritet të ketë një rritje ekonomike në 3.5% për këtë vit. Ky është parashikimi më i fundit i raportit të publikuar nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, BERZH për rajonin e Ballkanit. “Sektori financiar mbeti i qëndrueshëm në gjysmën e parë të vitit 2024, me likuiditet të mjaftueshëm, me rentabilitet të qëndrueshëm dhe […]

Shtator 26, 2024 - 18:00
 0
BERZH: Rritja ekonomike në Shqipëri 3.5%! Ja sa pritet të jetë vitin e ardhshëm

Shqipëria pritet të ketë një rritje ekonomike në 3.5% për këtë vit. Ky është parashikimi më i fundit i raportit të publikuar nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, BERZH për rajonin e Ballkanit.

“Sektori financiar mbeti i qëndrueshëm në gjysmën e parë të vitit 2024, me likuiditet të mjaftueshëm, me rentabilitet të qëndrueshëm dhe aktivitet kreditor në rritje. Rritja parashikohet në 3.5 për qind në 2024 dhe 3.7 për qind në 2025”.

Në gjysmën e parë të këtij viti, ekonomia e vendit tonë shënoi një rritje me 3.6% si rezultat i të ardhurave të larta nga turizmi dhe shërbimet. Ndërsa prodhimi bujqësor dhe ai industrial pësoi rënie.

BERZH vlerëson se inflacioni është në një prirje rënëse dhe brenda objektivit të bankës qendrore, në nivelin 2.1 për qind në korrik 2024.

Më tej theksohet se Leku shqiptar ka qenë i qëndrueshëm në muajt e fundit, pas një mbiçmimi prej 12.5 për qind në vitet 2022-2023, pjesërisht si pasojë e ndërhyrjeve të bankës qendrore në treg.

Sa i përket Ballkanit Perëndimor, rritja ekonomike u rrit në 3.7% në gjysmën e parë të këtij viti, nga 2.5% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Deri në fund të vitit parashikohet që rritja e ekonomisë të jetë 3.4%, ndërsa vitin e ardhshëm 3.7%.

BERZH nënvizon se zbatimi i mëtejshëm i reformave strukturore, të mbështetura nga Plani i Rritjes Ekonomike për Ballkanin Perëndimor mund ta nxisin më tepër rritjen ekonomike.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.