Festa kthehet në tragjedi, vdesin dhjetëra persona në Indi

Festa Hindu është kthyer në një tragjedi në Indi. Sipas mediave indiane, rreth 46 persona humbën jetën, ku 37 prej tyre ishin fëmijë.

Shtator 26, 2024 - 18:00
 0
Festa kthehet në tragjedi, vdesin dhjetëra persona në Indi

Festa Hindu është kthyer në një tragjedi në Indi.

Sipas mediave indiane, rreth 46 persona humbën jetën, ku 37 prej tyre ishin fëmijë.

Ata u mbytën teksa ishin duke notuar në lumenj dhe në liqene në veri të Indisë.

Edhe gjatë viteve të kaluar pas organizimit të këtyre festave janë raportuar ngjarje të tilla të rënda. Sipas mediave lokale, lumenjtë dhe liqenet ku ishin organizuar këto festa ishin në nivel të lartë uji edhe për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme që kishin përfshirë vendin ditët e fundit.

Qeveria e shtetit njoftoi se do të dëmshpërblejë familjet e viktimave në shumën prej 400,000 rupi. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.