Biznes me borxhe! BSH: Mbi 37% e ndërmarrjeve me kredi për të paguar punonjësit

Biznesit në ditët e sotme po bëhet me borxhe. Duket paradoksale por shifrat tregojnë se 1 një 3 ndërmarrje në vend ka një kredi për të paguar, që në një pjesë të madhe është më e lartë edhe se kapitali i biznesit. Banka e Shqipërisë thotë se nga anketimi i kryer pranë bizneseve rezulton se […]

Shtator 26, 2024 - 19:15
 0
Biznes me borxhe! BSH: Mbi 37% e ndërmarrjeve me kredi për të paguar punonjësit

Biznesit në ditët e sotme po bëhet me borxhe. Duket paradoksale por shifrat tregojnë se 1 një 3 ndërmarrje në vend ka një kredi për të paguar, që në një pjesë të madhe është më e lartë edhe se kapitali i biznesit.

Banka e Shqipërisë thotë se nga anketimi i kryer pranë bizneseve rezulton se 37% prej tyre kishin një hua për të paguar, një rritje me 1% krahasuar me vjet.

Rreth 81% e ndërmarrjeve pohojnë se vlera e huasë që kanë është sa 50% e kapitalit të tyre, pra një biznes me kapital 100 milionë lekë, 50 milionë lekë i ka borxhe. Më pas janë 12% e ndërmarrjeve të pyetura që raportojnë për vlerë borxhi pothuajse të njëjtë me vlerën e kapitalit, dhe më problematike është situata për 7% të bizneseve që e kanë huanë më të lartë se kapitalin e tyre.

Ngarkesës me borxh nuk i ka shpëtuar asnjë sektor i ekonomisë thuhet në vrojtim, por më i ekspozuar është sektori i shërbimeve, cili ka marrë një hov tjetër zhvillimi pas shifrave të larta të turizmit, dhe po investohet masivisht për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje. 22% e sipërmarrjeve të këtij sektori thonë se e kanë borxhin më të lartë se kapitalin e tyre.
Gjatë kësaj periudhe kërkesa më e madhe për financim është regjistruar tek sipërmarrjet e mesme dhe të vogla, ndikuar edhe prej sfidave të shumta të viteve të fundit, ku në raport kryesohet lista nga kostot e prodhimit, për shkak të rritjes së çmimeve.
Po ashtu bizneset janë shprehur se është rritur edhe kostoja e punës, që nënkupton rritja e pagave për punonjësit në kushtet kur mungon stafi.
“Në sektorin privat, rritja e pagave është shtrirë në të gjithë sektorët, por mbetet më e theksuar në sektorin e shërbimeve”, thuhet në raport.
Vështirësi për ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme është edhe konkurrenca, rritja e kostove të financimit prej interesave në rritje të kredive për këtë segment, si dhe përshtatja me legjislacionin që ndryshon vazhdimisht.
Sa i takon gjashtëmujorit të dytë të vitit 41% e bizneseve thonë se nuk planifikojnë të marrin kredi tjetër bankare, ndërsa pjesa tjetër prej 59% pohojnë se ka mundësi t’i drejtohen përsëri dyerve të bankave./Shqiptarja

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.