Një vit burg për Salianjin, Çupi: Rasti i parë i një politikani që dënohet për shpifje

Gjykata e Apelit të përgjithshëm dënoi me 1 vit burg Deputetin e Partisë demokratike Ervin Salianji për akuzën e kallëzimit të rremë. Analisti Frrok Çupi në “Tirana Live”, në ABC News, u shpreh se ky është rasti i parë i një politikani që dënohet për shpifje në vendin tonë. Gjatë intervistës në studio, analisti theksoi […]

Shtator 26, 2024 - 19:40
 0
Një vit burg për Salianjin, Çupi: Rasti i parë i një politikani që dënohet për shpifje

Gjykata e Apelit të përgjithshëm dënoi me 1 vit burg Deputetin e Partisë demokratike Ervin Salianji për akuzën e kallëzimit të rremë.

Analisti Frrok Çupi në “Tirana Live”, në ABC News, u shpreh se ky është rasti i parë i një politikani që dënohet për shpifje në vendin tonë.

Gjatë intervistës në studio, analisti theksoi se shpifja ul dinjitetin e njeriut.

“Pritet që të shkojnë forcat e policisë dhe ta marrin për në burgun 313. Ajo që është evidente është se po ti shikosh të dënuarit e klasës politike prej 30 vitesh ky është rasti i dënuar për arsye se kanë poshtëruar individin dhe kjo është për t’u gëzuar sepse po merret në mbrojtje individi.

Dënimet e tjera janë bërë sepse kanë dëmtuar ekonominë apo shtetin, por ky dhe Zhulali janë dënuar sepse kanë shkelur individin.

Pra ka të bëjë me një shpifje kundër individit dhe shpifja ndaj individit sot është sa bombat e ’97, tha Çupi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.