DEA do të hapë përfaqësi në Tiranë, zbulohen detajet

DEA (Administrata e SHBA e Kontrollit të Drogës) do të hapi përfaqësi në Tiranë. Kjo u bë e ditur gjatë një takimi mes Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, me administratoren e DEA-s, Anne Milgram. ATa po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Luftën kundër Drogërave, e cila po zhvillohet ditët e fundit në […]

Shtator 26, 2024 - 20:05
 0
DEA do të hapë përfaqësi në Tiranë, zbulohen detajet

DEA (Administrata e SHBA e Kontrollit të Drogës) do të hapi përfaqësi në Tiranë.

Kjo u bë e ditur gjatë një takimi mes Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, me administratoren e DEA-s, Anne Milgram. ATa po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Luftën kundër Drogërave, e cila po zhvillohet ditët e fundit në Athinë.

Gjatë këtij takimi Milgram vlerësoi rezultatet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, me fokus të veçantë në trafikimin e narkotikëve.

Të dy drejtuesit riafirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy agjencive dhe u angazhuan për forcimin e tij, i cili do të kulmojë me hapjen e përfaqësisë së DEA-s në Tiranë.

Ky bashkëpunim është jetik për adresimin e suksesshëm të sfidave globale që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.