Tragjike! Nëna e pesë fëmijëve ndërron jetë gjatë procedurës estetike në të pasme

Ngjarje e rëndë në Angli, nëna e pesë Nëna e pesë fëmijëve ka ndërruar jetë papritur këtë jave në Angli, pas një ndërhyrjeje estetike “jokirurgjike” në të pasme, e njohur si ‘liquid Brazilian’. Zyrtarët vendas thanë se Alice Webb është personi i parë në Britani që vdes nga procedura, teksa shkaqet e sakta të vdekjes […]

Shtator 26, 2024 - 20:45
 0
Tragjike! Nëna e pesë fëmijëve ndërron jetë gjatë procedurës estetike në të pasme

Ngjarje e rëndë në Angli, nëna e pesë Nëna e pesë fëmijëve ka ndërruar jetë papritur këtë jave në Angli, pas një ndërhyrjeje estetike “jokirurgjike” në të pasme, e njohur si ‘liquid Brazilian’.

Zyrtarët vendas thanë se Alice Webb është personi i parë në Britani që vdes nga procedura, teksa shkaqet e sakta të vdekjes nuk janë publikuar.

Dy mjekë janë arrestuar me akuza vrasjeje nga pakujdesia.

34-vjeçarja ndërroi jetë mesnatën e së hënës në spitalin e Gloucestershire, pasi u ankua se nuk ndihej mirë, shkruan rrjeti vendas Metro.

Partneri i saj, Dane Knight, falënderonte në Facebook për ‘për mesazhet e ndjera që kishin bërë të buzëqeshin atë dhe fëmijët’.

Ngjarje e rëndë në Angli, nëna e pesë

‘Fëmijët janë shumë të dobët tani! Alice është ndarë nga ne mesnatën e djeshme. Dy njerëz janë arrestuar për vrasje nga pakujdesia”.

Sipas raportimeve procedura e kryer nga viktima ka të bëjë me injektimin e mbushësve dhe “acidit haluronik” në të pasme për të rritur masën e tyre.

Alice punonte si estetiste Crystal Clear në krahinën Gloucestershire.

Ngjarje e rëndë në Angli, nëna e pesë

Një fushatë fondesh bamirësie është hapur nga një mike e të ndjerës, e cila e përshkruante si ‘e bukur nga jashtë e nga brenda, me zemrën më të madhe’.

Policia e Gloucestershire tha: ‘Dy njerëz janë arrestuar për vrasjen e dyshuar nga pakujdesia të një gruaje në të 30-at në Gloucester’.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.