Fundoset cisterna me naftë, dy viktima dhe disa të zhdukur
Një cistern me naftë është fundosur në Venezuelë. Dy të vdekur dhe katër të zhdukur janë numri i deritanishëm i fundosjes së një
Një cistern me naftë është fundosur në Venezuelë.
Dy të vdekur dhe katër të zhdukur janë numri i deritanishëm i fundosjes së një maune nafte në liqenin Maracaibo, njoftoi sot kompania shtetërore e naftës venezuelase PDVSA.
Raportime të mëparshme kishte për të paktën katër të vdekur, megjithatë në njoftimin e PDVSA-së sqarohet se nga ujërat e liqenit janë nxjerrë dy trupa dhe vijon operacioni për gjetjen e katër personave të zhdukur, teksa 19 persona thuhet se janë shpëtuar.
Sipas mediave të huaja, fundosja e cisternës ka ndodhur si pasojë e motit të keq.
Një derdhje e madhe nafte ndodhi në mars në brigjet e Tobagos pasi një maune nga Venezuela u përmbys, duke prekur disa vende të Karaibeve.
What's Your Reaction?