Martir apo mëkatar?
Nga Ervin Lera Ndërkohë që kanë kaluar disa vite, ndoshta është e drejtë të thuhet pothuajse një dekadë, deputeti, ligjbërës dhe derjtësi-bërës zoti Ervin Salianji, u gjend përballë rrethanës për t’u shfajësuar dhe ndërkohë për të fajësuar. “tempulli” i shenjtë, platforma, ekrani ku zgjedh ta bëjë është një program televiziv. Pa as më të voglin […]
Nga Ervin Lera
Ndërkohë që kanë kaluar disa vite, ndoshta është e drejtë të thuhet pothuajse një dekadë, deputeti, ligjbërës dhe derjtësi-bërës zoti Ervin Salianji, u gjend përballë rrethanës për t’u shfajësuar dhe ndërkohë për të fajësuar.
“tempulli” i shenjtë, platforma, ekrani ku zgjedh ta bëjë është një program televiziv. Pa as më të voglin kundërshtim, mediat janë në shërbim të së vërtetës, por, a duhet të vihen në shërbim të mëkatit të cilitdo martir në botë?!.
Detaje të rëndomta nga ana e të dënuarit, për një tjetër të dënuar, i cili përballë ligjit është më i ndershëm se kushdo tjetër ndërkohë që vuan dënimin,qahet me dëshmi të vetat dhe prova ndërkombëtare për vërytetësinë e një denoncimi – alla mediatik- në bazë të të cilit është dënuar sot dhe në të njëjtën kohë pretendon pafajësinë.
Ndjesë cilitdo lexues të mundshëm për ndonjë emër të përveëm që kam përdorur deri më tani, por me deklarata ndershmërie në ëmrin e vet, përbetime për ndershmëri dhe qytetari komunitare në interesin shoqëror, e pra, kjo nuk rri dot më tej.
Pasi SPAK-u, u bë gogoli politik i republikasve shqiptarë të Republikës së Shqipërisë, sot po qëllohet me gurin e moralit kundër mëkatarit. Vetë Jezu Krishti, ka thënë ta qëlllojë gurin e parë ai që nuk ka mëkatuar ndonjëherë, dhe këtë po hasim sot, ndërkohë që mëkati dhe mëkatari janë të shkrirë mes njëri – tjetrit. Një njeri që është denuar njëherë me burg dhe ka mundur të gjejë mundësinë për t’ju shmangur dënimit të vet (pa marrë parasysh të vërtetën e fajit të tij), është më trim, më i gatshëm për t’u përballur, më i ndershëm se sa një njeri tjetër, që gënjen edhe përballë vetvetes.
Nëse një njeri ndjehet i fyer, – i referohem deklarateve se një të dënuari -, kjo nuk ka të bëjë vetëm me fyesin, ose, më saktë e thënë, nuk ka të bëjë vetëm me atë që mbështet një vendim gjykate, mbi bazën e vetëvlerësimit dhe të pakundërshtueshëm, i cili del publikisht vetë personalisht, politikisht dhe mediatikisht të vetëmbrohet në publik, kjo është vetëm një çështje që ka të bëjë vetëm me të.
Përfshirja e njerëzve të botës akademike, disa të tjerëve që marrin miliona euro – sipas fjalëve drejtpërdrejtë të artikuluara nga i dënuari -, për t’u vetëmbrojtur kundër një ndëshkimi ligjor, kur gjykata është mbi Parlamentin, mbi Presidencën, mbi Kryeministrinë, tregon vetëm thirrjen për mëshirë të të dënuarit, dhe kjo nuk është një ngjarje që ka të bëjë me të dënuarin e rastit, por me disa të dënuar të tjerë, disa të dyshuar të mundshëm që presin një vendim që j’u pamundëson këtyre të drejtën për të përfituar një pozicion papërgjegjshmërisht të padrejtë kundër drejtësisë.
Nëse ka merita mëkatari dhe kërkon të bëhet martir, morali as nuk e prek dhe as nuk e tejkalon ligjin dhe anasjelltas. Nëse e gjitha kjo do të shërbejë që dikush pretendon të amnistohet mediatikisht, ligji nuk e ndalon, por nga ana tjetër as nuk e toleron të vuajë ligjshmërisht mëkatin e tij, qoftë edhe si martir. Martiri në rastin konkret, meriton privilegjet e shpërndarjes së vëmendjes drejt rasteve ende të drejta apo të padrejta.
Burgu nuk është gjithmonë dhe për këdo për burrat, sepse në burg ndodh që hyn burrë dhe del… (edhe pa hyrë edhe padale ngaburgu).
What's Your Reaction?