Vjosa Osmani: Vuçiç është bosi i bandave kriminale në veri të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është bosi i bandave kriminale që vepronin në veri të Kosovës, por sipas saj ato tashmë kanë humbur pushtetin mbi qytetarët dhe territorin. ”Shumë frikësime dhe dhunë, kështu që është shumë e rëndësishme që Policia e Kosovës tani po i mbron qytetarët nga këto […]

Shtator 27, 2024 - 09:35
 0
Vjosa Osmani: Vuçiç është bosi i bandave kriminale në veri të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është bosi i bandave kriminale që vepronin në veri të Kosovës, por sipas saj ato tashmë kanë humbur pushtetin mbi qytetarët dhe territorin.

”Shumë frikësime dhe dhunë, kështu që është shumë e rëndësishme që Policia e Kosovës tani po i mbron qytetarët nga këto banda dhe ata kanë humbur pushtetin e tyre mbi territorin dhe mbi qytetarët kjo është çështja e parë”.

Ajo madje tha se është po vet Vuçiç, ai i cili po i mban peng qytetarët serbë të veriut, duke mos i lejuar të integrohen në institucionet e Kosovës.

”Së dyti sigurisht që është shumë problem politik sepse Serbia ka shumë vite që përpiqet të përdorë serbët e Kosovës si pengje. Është një mendësi që i përket shekullit të 19-të, kështu që tensionet në të dyja rastet në fakt krijohen vetëm nga një burim që është Serbia. Sepse Vuçiq është bosi i këtyre bandave kriminale që i financuan ata i mbështesin politikisht, i nxisin ata i kontrollojnë dhe së dyti Vuçiq është djali që po përpiqet edhe politikisht të mbajë serbët e Kosovës si pengje, duke mos i lejuar të integrohen në atë që sot është sistemi më i fortë kushtetues i mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave në Evropë. Nuk ka kushtetutë më të fortë në Evropë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës tani kur është fjala për komunitetet joshumicë”, deklaroi presidentja Osmani në një diskutim tek Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë gjatë qëndrimit në Amerikë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.