7 arsye pse Berishës i duhej dënimi i Salianjit
Nga Adriatik Doçi Ndoshta është cinike të themi që Berisha ka ndërhyrë për t’a dënuar Salianjin, por dënimi i Salianjit, më shumë se kujtdo tjetër, i intereson Berishës. Së pari, teston PD-në e drobitur se si mund t’a përdorë kur të dënohet vetë bashkë me dhëndrin zëhollë. Së dyti, zhvendos vëmendjen nga dosja e tij […]
Nga Adriatik Doçi
Ndoshta është cinike të themi që Berisha ka ndërhyrë për t’a dënuar Salianjin, por dënimi i Salianjit, më shumë se kujtdo tjetër, i intereson Berishës.
Së pari, teston PD-në e drobitur se si mund t’a përdorë kur të dënohet vetë bashkë me dhëndrin zëhollë.
Së dyti, zhvendos vëmendjen nga dosja e tij e korrupsionit, faktet e të cilës kanë tronditur një pjesë të demokratëve.
Së treti, krijon një vend bosh në listën e kandidatëve për deputetë (në zonën e sigurisë).
Së katërti, dënimi i Salianjit nga gjyqtarët që i dhanë vulën Berishës po përdoret nga ky i fundit në funksion të retorikës ‘për të burgosurit politik’ në radhët e opozitës, për të lehtësuar peshën e dënimit të tij të mundshëm për korrupsion.
Së pesti, Sali Berisha ishte në dijeni të mbështjes së Metës ndaj Salianjit si kandidat i mundshëm i opozitës për kryeministër.
Së gjashti, Salianji ishte kundër planit të Berishës për t’i trashëguar PD-në Argitës.
Së shtati, Berisha do t’a përdorë dënimin e Salianjit për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve.
What's Your Reaction?