Spanjë, arrestohet shqiptari në “shtëpi bari”, si u zbulua
Policia spanjolle ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar për prodhim të lëndëve narkotike. Arrestimi i tij u bë në një shtëpi në rrugën Major,
Policia spanjolle ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar për prodhim të lëndëve narkotike.
Arrestimi i tij u bë në një shtëpi në rrugën Major, ku shqiptari kujdesej për një një plantacion të fshehur me 372 bimë marijuanë dhe 42 kilogramë marijuana, vlera e së cilës në treg arrin 100 mijë euro.
Prania vazhdueshme e automjeteve dhe njerëzve nga jashtë qytetit bëri që të zbulohej e vërteta pas dyerve të shtëpisë, pasi qyteti është i vogël dhe të tilla lëvizje krijonin dyshime.
Për më tepër, nga jashtë mund të shihje tre kompresorë të ajrit të kondicionuar dhe kanale ajri, pajisje që përdoren zakonisht në plantacionet e brendshme të marijuanës. Agjentët vunë re gjithashtu se këto pajisje punonin pa ndërprerje, pavarësisht nga temperatura e jashtme.
Gjatë kontrollit u gjet një infrastrukturë komplekse e destinuar për kultivimin e marijuanës, e cila përfshinte shtatë kompresorë dhe difuzorë ajri, 45 llamba dhe transformatorë, 22 ventilatorë, gjashtë filtra ajri nxjerrës dhe produkte fitosanitare./vizionplus.tv
What's Your Reaction?