Izraeli pretendon se ka vrarë dy operativë të tjerë të lartë të Hezbollahut

Ushtria izraelite tha se sulmi ajror i së martës në Bejrut, i cili vrau Ibrahim Qubaisi, komandant i divizionit raketor të Hezbollahut, vrau gjithashtu zëvendësin

Shtator 27, 2024 - 11:10
 0
Izraeli pretendon se ka vrarë dy operativë të tjerë të lartë të Hezbollahut

Ushtria izraelite tha se sulmi ajror i së martës në Bejrut, i cili vrau Ibrahim Qubaisi, komandant i divizionit raketor të Hezbollahut, vrau gjithashtu zëvendësin e tij dhe një komandant tjetër të lartë të grupit.

Sulmi në kryeqytetin libanez vrau Abbas Sarafeddin, zëvendësin e Qubaishi, dhe Hussein Ezzedine, një komandant i lartë i divizionit të raketave, për të cilin ushtria izraelite tha se ishte afër liderit ushtarak të vrarë të Hezbollahut, Fuad Shukr.

Një sulm i veçantë, po atë ditë vrau një tjetër anëtar të lartë të divizionit raketor të Hezbollahut, shtoi deklarata ushtarake izraelite.

Armëpushimi

“Grupet izraelite u takuan dje, të enjten, për të diskutuar propozimet e SHBA për një armëpushim me Libanin dhe do të vazhdojnë bisedimet në ditët në vijim”, tha sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke shtuar se ai vlerëson përpjekjet e SHBA.

“Ekipet tona u takuan (të enjten, 26 shtator) për të diskutuar nismën amerikane dhe mënyrat për të arritur qëllimin tonë të përbashkët për t’i kthyer njerëzit në shtëpi të sigurt. Ne do të vazhdojmë këto diskutime në ditët në

Ky njoftim i kryeministrit izraelit u bë pasi ministri i Jashtëm i qeverisë së tij, Israel Katz, vuri në dukje dje se nuk do të ketë armëpushim në kufirin verior të Izraelit, në një kohë kur Forcat Ajrore izraelite po kryejnë bombardimet më të rënda në dekada kundër pozicioneve të Hezbollahut.

Në njoftimin e kryeministrit izraelit nuk përmenden deklaratat e Katz-it apo politikanëve të tjerë izraelitë, të cilët gjithashtu kanë hedhur poshtë mundësinë e një armëpushimi me Hezbollahun, por theksohet se “shumë informacione të pasakta qarkullojnë për nismën e udhëhequr nga SHBA-të për një armëpushim”./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.