VIDEO/ Qëllohet me armë futbollisti i Fenerbahçes, momenti i sulmit

Serhat Akin, ish-sulmuesit i Turqisë dhe Fenerbahçes, u qëllua dhe u plagos në lagjen Beykoz të Stambollit të mërkurën në mbrëmje, njoftuan autoritetet

Shtator 27, 2024 - 11:45
 0
VIDEO/ Qëllohet me armë futbollisti i Fenerbahçes, momenti i sulmit

Serhat Akin, ish-sulmuesit i Turqisë dhe Fenerbahçes, u qëllua dhe u plagos në lagjen Beykoz të Stambollit të mërkurën në mbrëmje, njoftuan autoritetet lokale.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kavacik në rrugën Şehit Tegmen Ali Yılmaz.

Ish-futbollisti ka pësuar lëndime në këmbë gjatë sulmit.

Shërbimet e urgjencës e transportuan menjëherë Akinin në një spital privat në Atasehir për trajtim mjekësor.

Burime spitalore më vonë konfirmuan se gjendja e tij ishte stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Akin menjëherë pas incidentit postoi në mediat sociale një fotografi të tij.

“Ata më qëlluan në këmbë”, shkroi ai në X.

Motivi i sulmit nuk dihet ende.

Akin, i cili gëzoi një karrierë të suksesshme duke luajtur për klube të ndryshme duke përfshirë Fenerbahce, Anderlecht dhe Kombëtaren Turke, ka mbetur një figurë e shquar në futbollin turk si komentator.

Autoritetet e rendit kanë nisur një hetim të menjëhershëm për të shtënat.

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Bejkozit gjithashtu ka nisur një hetim zyrtar për incidentin./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.