Organizimi i Europianit U21, dosja Shqipëri-Serbi është e vetmja në UEFA

Shqipëria duket se do të presë finalet e Europianit të 21-vjeçarëve në 2027. Dosja për një organizim të përbashkët me Serbinë është e vetmja e dorëzuar në UEFA sipas agjencisë Associated Press që citon UEFA-n. Më herët Belgjika dhe Turqia shprehën interes, por nuk kanë hedhur hapa të tjerë. Vendimi është parashikuar të merret më […]

Shtator 27, 2024 - 13:15
 0
Organizimi i Europianit U21, dosja Shqipëri-Serbi është e vetmja në UEFA

Shqipëria duket se do të presë finalet e Europianit të 21-vjeçarëve në 2027. Dosja për një organizim të përbashkët me Serbinë është e vetmja e dorëzuar në UEFA sipas agjencisë Associated Press që citon UEFA-n. Më herët Belgjika dhe Turqia shprehën interes, por nuk kanë hedhur hapa të tjerë.

Vendimi është parashikuar të merret më 16 dhjetor nga Komiteti Ekzekutiv. Plani për organizimin e këtij turneu u lajmërua që në maj. Aty do të marrin pjesë 16 përfaqësuese që do të luajnë në 8 stadiume me një total prej 31 ndeshjesh. Ky aktivitet është një hapësirë për talentet më të mirë të kontinentit.

Kombëtarja Shpresa e ka patur kulmin në Europianin e 21-vjeçarëve në edicionin e 1984 ku mbërriti deri në çerekfinale ku eliminua nga Italia. Shqipëria do të presë vitin e ardhshëm edhe finalet e Europianit të 17-vjeçarëve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.