Haiti nën sundimin e bandave kriminale, mbi 3600 të vdekur që nga fillimi i vitit, 13 persona vritet gjatë një dite

Të paktën 3,661 njerëz janë vrarë që nga janari në Haiti, mesatarisht 13 në ditë, pasi vendi është përfshirë nga dhuna e bandave, paralajmëroi OKB-ja në

Shtator 27, 2024 - 14:05
 0
Haiti nën sundimin e bandave kriminale, mbi 3600 të vdekur që nga fillimi i vitit, 13 persona vritet gjatë një dite

Të paktën 3,661 njerëz janë vrarë që nga janari në Haiti, mesatarisht 13 në ditë, pasi vendi është përfshirë nga dhuna e bandave, paralajmëroi OKB-ja në një raport sot, duke denoncuar mungesën e pajisjeve dhe personelit me të cilat përballet misioni shumëkombësh i sigurisë.

“Nuk duhen humbur më jetë nga ky krim i pakuptimtë” , nënvizoi Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Turk në një deklaratë me rastin e publikimit të këtij raporti.

Sipas shifrave të fundit të UNHCR-së, të paktën 3,661 njerëz janë vrarë që nga janari, “niveli më i lartë i dhunës i parë që nga viti 2023”.

Raporti, i cili mbulon periudhën nga janari deri në qershor, thotë se të paktën 860 njerëz u vranë dhe 393 të tjerë u plagosën gjatë operacioneve dhe patrullimeve të policisë në Port-au-Prince , duke përfshirë të paktën 36 fëmijë.

“Trajtimi i pasigurisë në Haiti duhet të jetë një prioritet absolut” , nënvizoi OKB, duke u kërkuar autoriteteve të vendit dhe komunitetit ndërkombëtar të punojnë më shumë për të shmangur ngjarjet kriminale .

Haiti ka vuajtur prej kohësh nga dhuna e bandave, por në muajt e fundit ajo është përshkallëzuar dhe përkeqësuar më tej krizën humanitare. Vendi tani ka gati 600,000 njerëz të zhvendosur, sipas OKB-së./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.