Aksident në aksin “Laç- Milot”, një i plagosur, dërgohet menjëherë në spital

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të premte në aksin rrugor “Laç- Milot”. Si pasojë, ka mbetur i lënduar drejtuesi i njërit

Shtator 27, 2024 - 16:40
 0
Aksident në aksin “Laç- Milot”, një i plagosur, dërgohet menjëherë në spital

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të premte në aksin rrugor “Laç- Milot”.

Si pasojë, ka mbetur i lënduar drejtuesi i njërit prej automjeteve. Sipas njoftimit zyrtar, i lënduari është dërguar menjëherë në spital.

“Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Laç- Milot”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. P.

Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit shtetasi E. M., i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.