Uragani Helen në SHBA, raportohet për 3 viktima
Të paktën tre persona kanë humbur jetën nga uragani Helen në dy shtete amerikane, Xhorxhia dhe Florida. Situata mbetet shumë e rrezikshme, megjithëse
Të paktën tre persona kanë humbur jetën nga uragani Helen në dy shtete amerikane, Xhorxhia dhe Florida.
Situata mbetet shumë e rrezikshme, megjithëse tajfuni u dobësua dhe u reduktua në një stuhi tropikale.
Megjithatë, stuhia tropikale konsiderohet jashtëzakonisht e rrezikshme, pasi goditi bregun juglindor të SHBA-së, duke lënë pas saj rrugë dhe shtëpi të përmbytura.
Helen u dobësua në statusin e stuhisë tropikale ndërsa lëvizte më tej në brendësi të vendit, duke kaluar mbi Xhorxhia, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA (NHC) në përditësimin e saj të fundit.
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e uraganit të sotëm në Xhorxhia, i cili më herët i mori jetën një tjetër personi në Florida.
Guvernatori i Xhorxhias, Brian Kemp, tha në një postim në X se dy persona kishin vdekur në pjesën qendrore të shtetit dhe u bëri thirrje banorëve të “përgatiten për efektet e kalimit të Helenit, të qëndrojnë vigjilentë dhe të luten për të gjithë ata që u prekën”.
Mediat lokale raportuan se dy viktimat, një burrë dhe një grua, vdiqën kur një karvan u përfshi nga tornado. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?