Vetting si Besniku, e therës si Bakiu
Nga Basir Çollaku Një oficer policie kohë-gjatë në sistem Besnik Bakiu, kalon vettingun. Nuk kisha pikë dyshimi. Vetëm nëse e ndëshkonin se shkon e vjen në këmbë ne punë e shtëpi. Një emër i njohur. Oficer i panderqshëm, për të mos rënë dakord me të keqen. E kam lexuar shpesh tek bën analiza të thelluara. […]
Nga Basir Çollaku
Një oficer policie kohë-gjatë në sistem Besnik Bakiu, kalon vettingun. Nuk kisha pikë dyshimi. Vetëm nëse e ndëshkonin se shkon e vjen në këmbë ne punë e shtëpi. Një emër i njohur. Oficer i panderqshëm, për të mos rënë dakord me të keqen. E kam lexuar shpesh tek bën analiza të thelluara. I kthjellët, i mençur dhe i ditur. Dhe kam thënë po ky është në terezi! Therës kur “harron” të përmbahet por të flasë e shkruajë.
Kë qorton?
Këdo!
Kujt i thotë nuk bëhet ajo që nuk bëhet?
Gjithkujt!
Kë këshillon se si duhet të jenë binarët policorë?!
Gjithkënd
Çdo ministër serioz duhet ta kishte në ekip për të ndrequr dreqosjet e sistemit.
Mund të jetë ndër oficerët e rrallë në tre dekada të cilin e kam hasur gjithmonë në panairet e librit apo në libraritë e kryeqytetit!
Duke qeshur ndonjëherë i thoja:
“Nuk bëhet karrierë kështu Beso, parcelat janë më të suksesshme”.
Ai buzagaz ma kthente.
-Parcelat e mia do të jenë përjetësisht librat dhe dija. Madje mundohem tua përcjell këtë edhe oficerëve të rinj si ndjesi.
Dhe besoj shpesh se Besniku është model që pasuron organizatën e policisë. E keni si makinë të së vërtetës.
Policia ka plot vlera brenda saj. Ka sakrifica. Ka ligjdashës e ligjzbatues. Besniku është një dëshmi e fortë
Ndaj
Dëgjojeni
Lexojeni
Besojeni
Urime Bake.Mbetesh shenjë e mbarë dhe e mirë për policinë.
What's Your Reaction?