Aksident në aksin “Laç-Milot”, përplasen dy automjete, përfundon në spital një prej shoferëve
Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor “Laç-Milot”, ku dy makina janë përplasur më njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur njeri prej drejtueseve të mjeteve, shtetasi me iniciale E.M., i cili u transportua me urgjencë në spital. “Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Laç- Milot”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., […]
Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor “Laç-Milot”, ku dy makina janë përplasur më njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur njeri prej drejtueseve të mjeteve, shtetasi me iniciale E.M., i cili u transportua me urgjencë në spital.
“Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Laç- Milot”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. P.
Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit shtetasi E. M., i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
What's Your Reaction?