Trump dhe Zelensky takohen nw Nju Jork: Fakti që jemi bashkë sot është shenjë e mirë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takua në Nju Jork me Donald Trumpin, kandidatin republikan për president të Shteteve të Bashkuara. Takimi vjen mes
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takua në Nju Jork me Donald Trumpin, kandidatin republikan për president të Shteteve të Bashkuara.
Takimi vjen mes rritjes së tensioneve mes dy zyrtarëve lidhur me mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit të nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
“Mendoj se kemi një qëndrim të përbashkët se lufta në Ukrainë duhet të ndalet dhe [presidenti rus, Vladimir] Putin nuk mund të fitojë”, tha Zelensky.
Pasi arritën së bashku në takim, Trump tha se “vetë fakti që jemi bashkë sot është shenjë e mirë”.
Takimi u zhvillua në Kullën Trump në Nju Jork, një ditë pasi nënpresidentja amerikane Kamala Harris, kundërshtarja demokrate e Trumpit në zgjedhjet e nëntorit, u takua me liderin ukrainas dhe shprehu mbështetje të palëkundur për Ukrainën.
Trump dhe Harris kanë qëndrime të ndryshme sa i përket mbështetjes së Ukrainës, teksa lufta mes Ukrainës dhe Rusisë po vazhdon.
Trump në ditët e fundit ka lavdëruar fitoret historike ushtarake të Rusisë dhe ka insistuar se SHBA-ja ka nevojë “të largohet” dhe t’i japë fund përfshirjes me Ukrainën.
Gjatë një interviste për The New Yorker, që u publikua më herët gjatë kësaj jave, Zelensky la të kuptohet se Trumpi nuk e kupton dhe e thjeshton konfliktin. Udhëheqësi ukrainas tha se kandidati i Trumpit për nënpresident, JD Vance, ishte “shumë radikal” dhe po avokon që Ukraina “të bëjë një sakrificë” duke “hequr dorë nga territori i saj”.
Gjatë kësaj jave, Trumpi në dy raste ka kritikuar Zelenskyn. Duke folur gjatë një ngjarjeje në Karolinën e Veriut të mërkurën, Trump tha:
“Çdo marrëveshje – qoftë marrëveshja më e keqe – do të ishte më e mirë nga ajo që kemi tani”.
Ndërkaq, Harris në takim me Zelenskyn tha se Trumpi po kërkon që Ukraina të arrijë një marrëveshje të shpejtë dhe propozimet e tij, sipas saj, “nuk janë propozime për paqe, por propozime për dorëzim”. Por, Trump ka deklaruar se ai nuk po avokon për dorëzim. /REL/
What's Your Reaction?