VIDEO/ Me gishtat lart, Salianji përshëndetet me mbështetësit dhe niset për të vuajtur dënimin
Deputeti demorkat Ervin Salianji është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas vendimit të një dite më parë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Salianji ka dalë nga selia e PD ku ka qenë gjatë gjithë ditës, ndërsa për disa orë ka zgjatur edhe […]
Deputeti demorkat Ervin Salianji është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas vendimit të një dite më parë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi me 1 vit burg për kallëzim të rremë.
Salianji ka dalë nga selia e PD ku ka qenë gjatë gjithë ditës, ndërsa për disa orë ka zgjatur edhe mbledhja e grupit parlamentar, ku janë diskutuar format e reagimit.
Pas daljes nga selia, Salianji ka mbajtur një fjalë për gazetarët duke theksuar se ka zgjedhur të përballet me të keqen, ndërsa e cilësoi dënimin e tij si pengmarrje.
Menjëherë pas kësaj deklarate u nis në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku u prit nga dhjetra mbështetës demokratë.
Pas fjalës së tij falenderuese për mbështetësit, Salianji hyri brenda Drejtorisë së Policisë duke ngritur edhe njëherë gishat lart për tu përshëndetur me qytetarët që brohorisnin emrin e tij.
What's Your Reaction?