EMRI/ Iu gjetën 269 rrënjë kanabis në banesë, dënohet me burg shqiptari në Angli

Një shqiptar 29-vjeçar është arrestuar në Angli. Eduart Cili është dënuar me 24 muaj burg, për shkak se kultivonte kanabis në një banesë.

Shtator 27, 2024 - 20:30
 0
EMRI/ Iu gjetën 269 rrënjë kanabis në banesë, dënohet me burg shqiptari në Angli

Një shqiptar 29-vjeçar është arrestuar në Angli.

Eduart Cili është dënuar me 24 muaj burg, për shkak se kultivonte kanabis në një banesë.

Sipas mediave të huaja, policia shkoi në banesën e shqiptarit për një kontroll, pas disa dyshimeve se i riu e kishte kthyer banesën në  një “shtëpi bari”.

29-vjeçari lejoi oficerët të futeshin brenda në banesë, duke i thënë: Unë e bëra, gruaja ime nuk di asgjë për këtë

Atij iu gjetën 269 bimë kanabis me vlerë deri në 90,000 £, brenda një papafingo së bashku me pajisjet e nevojshme për prodhimin e rritjes.

Cili u akuzua për prodhim droge të kontrolluar të klasit B, kanabis.

Shqiptari u dënua me 24 muaj burg dhe u urdhërua të paguante një shtesë prej 187 £ pas lirimit të tij. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.