VIDEO/ U dënua me një vit burg për “Kallëzim të rremë”, Ervin Salianji izolohet në burgun Fier

Pas vetëdorëzimin në Policinë e Tiranës, deputeti demokrat Ervin Salianji, i dënuar me një vit burg, ka mbërritur në burgun e Fierit, ku pritet të vuajë dënimin. Ervin Salianji u vetëdorëzua pasditen e kësaj të premteje (27 shator) pranë ambienteve të drejtorisë së Policisë së Tiranës, nga ku dhe deklaroi se sakrifica e tij nuk […]

Shtator 27, 2024 - 20:55
 0
VIDEO/ U dënua me një vit burg për “Kallëzim të rremë”, Ervin Salianji izolohet në burgun Fier

Pas vetëdorëzimin në Policinë e Tiranës, deputeti demokrat Ervin Salianji, i dënuar me një vit burg, ka mbërritur në burgun e Fierit, ku pritet të vuajë dënimin.

Ervin Salianji u vetëdorëzua pasditen e kësaj të premteje (27 shator) pranë ambienteve të drejtorisë së Policisë së Tiranës, nga ku dhe deklaroi se sakrifica e tij nuk do të shkojë dëm dhe se betejën për të vërtetën do ta bëjë nga burgu.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit la dje (26 shtator) në fuqi dënimin me 1 vit burgim për deputetin demokrat Ervin Salianji, për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.