Takimi me Kurtin, Lajçak zbardh detajet: Normalizimi i marrëdhënieve, e vetmja rrugë!

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për takimin që ka zhvilluar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Lajçak në platformën “X”, ka deklaruar se në këtë takim është diskutuar për rrugën përpara, drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. “Ne ramë dakord se nuk ka alternativë përveç zbatimit të shpejtë të […]

Shtator 27, 2024 - 21:50
 0
Takimi me Kurtin, Lajçak zbardh detajet: Normalizimi i marrëdhënieve, e vetmja rrugë!

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për takimin që ka zhvilluar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak në platformën “X”, ka deklaruar se në këtë takim është diskutuar për rrugën përpara, drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Ne ramë dakord se nuk ka alternativë përveç zbatimit të shpejtë të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar Lajçak.

Zyra e Kurtit njoftoi sot se kryeministri i ka thënë ndihmëssekretarit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit Amerikan të Shtetit, James O’Brien, dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, se Kosova është e përkushtuar në procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.