Izraeli “shkrumboi” Bejrutin: kërcënon Irani: Autorët e kësaj masakre do të paguajnë!

Ambasada iraniane në Bejrut ka dënuar sulmet e fundit të izraelit, teksa nuk ka ngurruar të lëshoj një kërcënim ndaj Tel Avivit. Sipas Iranit, sulmet e të premtes kanë ndryshuar komplet lojën dhe se Izraeli do të dënohet për këto sulme, duke paralajmëruar përshkallëzimin e situatës. “Regjimi izraelit kryen edhe një herë një masakër të […]

Shtator 27, 2024 - 22:00
 0
Izraeli “shkrumboi” Bejrutin: kërcënon Irani: Autorët e kësaj masakre do të paguajnë!

Ambasada iraniane në Bejrut ka dënuar sulmet e fundit të izraelit, teksa nuk ka ngurruar të lëshoj një kërcënim ndaj Tel Avivit.

Sipas Iranit, sulmet e të premtes kanë ndryshuar komplet lojën dhe se Izraeli do të dënohet për këto sulme, duke paralajmëruar përshkallëzimin e situatës.

“Regjimi izraelit kryen edhe një herë një masakër të përgjakshme, duke synuar lagjet e banuara shumë të populluara, duke nxjerrë justifikime të rreme për të provuar të mbulojë krimet e tij brutale. Nuk ka dyshim se ky krim i dënueshëm dhe sjellje e pamatur përfaqësojnë një përshkallëzim serioz që ndryshon rregullat e lojës dhe se autori i tij do të ndëshkohet siç duhet”, postoi ambasada iraniane në X.

Kujtojmë se nga sulmet e fundit izraelite, të paktën dy persona u vranë dhe 76 u plagosën në periferitë jugore të Bejrutit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.