Uragani Helen në SHBA shkakton dëme të shumta, 44 viktima dhe miliona familje pa energji elektrike

Të paktën 44 njerëz kanë vdekur dhe miliona shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike pasi Uragani Helene shkaktoi përmbytje shkatërruese në shtetet juglindore

Shtator 28, 2024 - 09:30
 0
Uragani Helen në SHBA shkakton dëme të shumta, 44 viktima dhe miliona familje pa energji elektrike

Të paktën 44 njerëz kanë vdekur dhe miliona shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike pasi Uragani Helene shkaktoi përmbytje shkatërruese në shtetet juglindore të SHBA-së përpara se të dobësohej gradualisht.

Nga Tallahassee, Florida në Charlotte, Karolina e Veriut, shirat e dendur dhe erërat e forta shkaktuan dëme masive. Më shumë se 4 milionë familje ishin pa energji të premten mbrëma, sipas poweroutage.us.

Të paktën 20 njerëz vdiqën në Karolinën e Jugut, 15 në Xhorxhia, shtatë në Florida, një në Karolinën e Veriut dhe një në Virxhinia, sipas një raporti të përpiluar nga agjencia e lajmeve AFP bazuar në raportet nga autoritetet lokale.

Uragani Helene preku veriperëndimin e Floridës të enjten pasdite si një uragan i kategorisë 4 në shkallën Saffir-Simpson, me erëra të qëndrueshme prej 145 mph. Sipas ekspertit Michael Lowry, ky ishte uragani më i fortë që ka goditur ndonjëherë këtë zonë.

Tani ai është dobësuar në një stuhi tropikale, por autoritetet paralajmërojnë se rreziku i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut nuk ka kaluar. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.