Ish-futbollisti gjerman konfirmon romancën me shoqen e djalit të tij të ndjerë, modelen 25 vjet më të re

Ish- mesfushori i Chelseat dhe Gjermanisë, Michael Ballack konfirmon marrëdhënien me modelen 23-vjeçare Sophia Schneiderhan, e cila ishte mike me djalin e ndjerë

Shtator 28, 2024 - 09:40
 0
Ish-futbollisti gjerman konfirmon romancën me shoqen e djalit të tij të ndjerë, modelen 25 vjet më të re

Ish- mesfushori i Chelseat dhe Gjermanisë, Michael Ballack konfirmon marrëdhënien me modelen 23-vjeçare Sophia Schneiderhan, e cila ishte mike me djalin e ndjerë Emilio.

Ballack mbeti i shkatërruar pasi Emilio vdiq në gusht 2021 pas një aksidenti tragjik me katër biçikletë në Portugali. 18-vjeçari gjatë drejtimit të mjetit ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar.

Michael Ballack nuk kishte reaguar rreth lidhjes, por megjithatë, në një postim të fundit në rrjetet sociale, Sofia ka hedhur një tjetër foto nga pushimet që po kalonin së bashkë dhe këtu një koment me zemër i Balak nuk lë më vend për dyshime.

“Është shumë befasuese për mua që ai tani është në lidhje me Sophia Schneiderhan, pasi ajo është 25 vjet më e re”, tha gazetari gjerman i futbollit Casten Germann.

Ballack dhe Sophia mendohet se kanë filluar të takohen që në ditët pas vdekjes së Emilios dhe lidhja mes tyre ka nisur në vitin 2022, për të dalë tashmë plotësisht në skenë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.