Dënohet ndërtuesi, u shpall fajtor për vdekjen 96 personave në tërmetin e vitit 2023

Me 865 vite burg dhe 62 dënime me burg përjetë është dënuar ndërtuesi turk Hasan Alpargün, ndërtuesi i kompleksit të ndërtimit Alpargun në Adana, që u shemb nga tërmeti i gjashtë shkurtit të vitit të shkuar duke shkatuar vdekjen e 96 personave.  Pallati me 14 kate ndërtuar nga komapnia e tij në qytetin jugor u […]

Shtator 28, 2024 - 09:45
 0
Dënohet ndërtuesi, u shpall fajtor për vdekjen 96 personave në tërmetin e vitit 2023

Me 865 vite burg dhe 62 dënime me burg përjetë është dënuar ndërtuesi turk Hasan Alpargün, ndërtuesi i kompleksit të ndërtimit Alpargun në Adana, që u shemb nga tërmeti i gjashtë shkurtit të vitit të shkuar duke shkatuar vdekjen e 96 personave.  Pallati me 14 kate ndërtuar nga komapnia e tij në qytetin jugor u shkatërrua nga tërmeti me magnitudë prej 7.8 ballë të shkallës Rihter, i cili në total iu mori jetën më shumë se 53500 personave në Turqi dhe 6 mijë të tjerëve në Siri. Vetëm një nga banorët e kompleksit Alpargun i mbijetoi ngjarjes.

E ndërtuar në vitin 1975, shembja e ndërteses iu dha shtysë dyshimeve për cilësinë e materialeve dhe mënyrën e ndërtimit të saj.  Adana e cila ndodhej rreth 200 kilometra larg epiqendrës së tërmetit nuk pati pasoja të tilla vdekjeprurëse nga lëkundjet e fuqishme sizmike.

Sipas agjencisë turke të lajemve Anadolu, Alpargun,  u shpall të premten fajtor për shkaktimin e vdekjeve të më shumë se një personi. Ditën që ndodhi tërmeti, ai u arratis drejt Qipros së veriut, por u dorëzua pranë policisë së Nikozias një javë më pas.

Gjatë gjyqit të tij, ekspertët vunë në dukje mangësitë e rënda në ndërtimin e kolonave mbështetëse të ndërtesës, si dhe në cilësinë e çimetos së përdorur.  Ndërtuesi e mbrojti veten duke thënë se ndërtimi ishte miratuar nga autoritetet.  Pas shmbjes së godinave nga tërmeti i vitit të shkaur, u arrestuan më shumë se 260 persona, disa prej të cilëve u përpoqën të arratiseshin nga Turqia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.