EMRI/ E goditën me shkopa bejsbolli, dhunohet polici i burgjeve në Yzberisht, autorët i marrin armën e shërbimit

Një efektiv i burgjeve është dhunuar nga tre persona. Efektivi Arbër Labi është goditur nga tre autorët në afërsi të banesës së tij

Shtator 28, 2024 - 10:20
 0
EMRI/ E goditën me shkopa bejsbolli, dhunohet polici i burgjeve në Yzberisht, autorët i marrin armën e shërbimit

Një efektiv i burgjeve është dhunuar nga tre persona. Efektivi Arbër Labi është goditur nga tre autorët në afërsi të banesës së tij në Yzberisht në rrugën “3 Dëshmorët”. Ai aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës.

Autorët kanë qënë me një mjet tip fuoristradë e bardhë dhe policia po punon për identifikimin e tyre.

3 personat e kanë goditur efektivin me shkop bejsbolli në kokë. Në momentin që efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit, autorët ia kanë marrë, ndërkohë të dëmtuarit i ka mbetur vetëm karikatori.

Në dëshminë paraprake, efektivi Labi ka thënë që dyshon për shkak të dëtyrës. Megjithatë për hetuesit po hetohet dhe pista tjetër e ndonjë konflikti me persona të tjerë që nuk ka lidhje me punën si efektiv burgjesh. I riu punonte edhe në lokale nate, ku mund të ketë patur ndonjë konfliktit me autorët që më pas e dhunuan. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.