Ushtria e Izraelit: “Kemi vrarë Hasan Nasrallah”! Heshtje nga Hezbollahu!

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në një seri sulmesh në periferi të Bejrutit, në Liban. Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social X, ushtria izraelite ka shkruar: “Hassan Nasrallah nuk do të jetë më në gjendje të terrorizojë botën”. Disa orë më parë u raportua nga mediat botërore se sulmet raketore […]

Shtator 28, 2024 - 10:35
 0
Ushtria e Izraelit: “Kemi vrarë Hasan Nasrallah”! Heshtje nga Hezbollahu!

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në një seri sulmesh në periferi të Bejrutit, në Liban.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social X, ushtria izraelite ka shkruar: “Hassan Nasrallah nuk do të jetë më në gjendje të terrorizojë botën”.

Disa orë më parë u raportua nga mediat botërore se sulmet raketore të Izraelit në periferi të Bejrutit synonin vrasjen e liderit të Hezbollahut.

Nga Hezbollahu nuk ka reagim ende.

Hassan Nasrallah është udhëheqës i lëvizjes militante të Hezbollahut në Liban, dhe një nga figurat më me ndikim në Lindjen e Mesme. Prej vitesh ai nuk është parë në publik, pasi i frikësohej faktit se mund të vritej nga Izraeli.

Hezbollahu mbështetet nga Irani. Si e tillë, edhe Hassan Nasrallah ka lidhje të ngushta me Iranin.

Hezbollahu, nën udhëheqjen e Nasrallah, ka ndihmuar në stërvitjen e luftëtarëve të armatosur të grupit palestinez Hamas, si dhe milicitë në Irak e Jemen, sikundër ka marrë edhe raketa nga Irani që i ka përdorur kundër Izraelit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.