Dhunimi i efektivit të burgjeve, reagon policia: Po punojmë për kapjen e autorëve

Policia ka dalë me informacion zyrtar për dhunimin e efektivit të burgjeve, Arbër Labi. Në një njoftim bëhet me dije se në datë

Shtator 28, 2024 - 10:45
 0
Dhunimi i efektivit të burgjeve, reagon policia: Po punojmë për kapjen e autorëve

Policia ka dalë me informacion zyrtar për dhunimin e efektivit të burgjeve, Arbër Labi.

Në një njoftim bëhet me dije se në datë 28.09.2024, rreth orës 05:00, në rrugën “Tre Dëshmorët”, Yzberisht, shtetasi A. L., 36 vjeç, banues në Yzberisht, (punonjës pranë burgut 313) sapo ka dalë nga banesa është goditur dyshohet me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.