“Nasrallah nuk të terrorizojë botën”, Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hezbollah

Vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah gjatë bombardimeve të djeshme në Bejrut u njoftua nga ushtria izraelite mëngjesin e së shtunës. Në

Shtator 28, 2024 - 10:45
 0
“Nasrallah nuk të terrorizojë botën”, Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hezbollah

Vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah gjatë bombardimeve të djeshme në Bejrut u njoftua nga ushtria izraelite mëngjesin e së shtunës. Në një postim fillestar në llogarinë e tyre në Twitter, IDF tha se “Hassan Nasrallah nuk do të jetë më në gjendje të terrorizojë botën”. Ngjarja është konfirmuar nga Ministria e Jashtme izraelite.

Në një përditësim më të fundit, ushtria izraelite njoftoi gjithashtu se Ali Karchi, komandanti i frontit jugor në Hezbollah, dhe komandantë të tjerë të organizatës libaneze u vranë gjithashtu në goditjet me raketa në selinë nëntokësore të Hezbollahut.

“Aeroplanët luftarakë të Forcave Ajrore nën drejtimin e saktë të krahut të inteligjencës, sulmuan shtabin kryesor të Hezbollahut, i cili ndodhet nën tokë, nën një ndërtesë banimi në zonë. Komandanti i frontit jugor të Hezbollahut, dhe komandantët e tjerë të Hezbollahut, ishin vendimmarrësit kryesor dhe miratuesit e vetëm të vendimeve strategjike-sistemike, dhe ndonjëherë edhe të vendimeve taktike në organizatë. Ai ishte përgjegjës për vrasjen e shumë civilëve dhe ushtarëve izraelitë dhe për planifikimin dhe ekzekutimin e mijëra akteve terroriste kundër dhe rreth shtetit të Izraelit. Hezbollahu dhe Nasrallah iu bashkuan luftës kundër shtetit të Izraelit më 8 tetor. Që atëherë, Hezbollahu ka vazhduar sulmet e tij kundër qytetarëve të shtetit të Izraelit dhe ka tërhequr shtetin libanez dhe të gjithë rajonin në një përshkallëzim. IDF do të vazhdojë të dëmtojë këdo që promovon dhe angazhohet në terrorizëm kundër qytetarëve të shtetit tonë”, thuhej në një njoftim.

Në të njëjtën kohë, në një konferencë të ofruar nga shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Herji Halevi, ai sqaroi se vdekja e Nasrallah nuk është fundi i operacionit në vazhdim.

“Mesazhi është i thjeshtë, për këdo që kërcënon qytetarët e Shtetit të Izraelit: dijeni se ne dimë se si t’i ndjekim ata”, tha ai. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.