EMRI/ Pjesë e grupit kriminal, ekstradohet nga Suedia i shumëkërkuari

Është ekstraduar nga Suedia, pjesëtari i një grupi të strukturuar kriminal, i cili gjatë viteve 2020 dhe 2021, ka transportuar emigrantë, drejt shteteve

Shtator 28, 2024 - 11:10
 0
EMRI/ Pjesë e grupit kriminal, ekstradohet nga Suedia i shumëkërkuari

Është ekstraduar nga Suedia, pjesëtari i një grupi të strukturuar kriminal, i cili gjatë viteve 2020 dhe 2021, ka transportuar emigrantë, drejt shteteve të BE-së, ilegalisht, me skaf.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve policore, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Suedi, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të arrestuar në Suedi, Klajdi Kondo alias Klajdi Meto, 34 vjeç, i lindur në Fier.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

“Shtetasi K. K. alias K. M. akuzohet se gjatë periudhës 2020-2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka transportuar ilegalisht me skaf drejt Italisë dhe shteteve të tjera, kundrejt fitimeve, emigrantë sirianë, egjiptianë dhe iranianë”, njofton policia. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.