Trafikonte emigrantë me skaf, ekstradohet nga Suedia 34-vjeçari shqiptar

Një 34-vjeçar shqiptar i kërkuar nga autoritetet tona, është ekstraduar nga Suedia ku ishte arrestuar. Në pranga ka rënë 34-vjeçari me dy identitete, K.K. alias K.M. lindur në Fier. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në […]

Shtator 28, 2024 - 11:10
 0
Trafikonte emigrantë me skaf, ekstradohet nga Suedia 34-vjeçari shqiptar

Një 34-vjeçar shqiptar i kërkuar nga autoritetet tona, është ekstraduar nga Suedia ku ishte arrestuar.

Në pranga ka rënë 34-vjeçari me dy identitete, K.K. alias K.M. lindur në Fier.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

34-vjeçari akuzohet se gjatë periudhës 2020-2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka transportuar ilegalisht me skaf drejt Italisë dhe shteteve të tjera, kundrejt fitimeve, emigrantë sirianë, egjiptianë dhe iranianë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.