Ky është gardiani i burgut 313, që u rrah në derën e shtëpisë dhe i morën pistoletën

Personi që shihni në foto është polici i burgut 313 i cili u dhunua me shkop bejsbolli nga tre persona mëngjesin e kësaj të shtune në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, në rrugën “Tre Dëshmorët”. Arbër Labi, 36 vjeç, punonjës pranë burgut 313, sapo ka dalë nga banesa është […]

Shtator 28, 2024 - 11:35
 0
Ky është gardiani i burgut 313, që u rrah në derën e shtëpisë dhe i morën pistoletën

Personi që shihni në foto është polici i burgut 313 i cili u dhunua me shkop bejsbolli nga tre persona mëngjesin e kësaj të shtune në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, në rrugën “Tre Dëshmorët”. Arbër Labi, 36 vjeç, punonjës pranë burgut 313, sapo ka dalë nga banesa është goditur me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar.

Pasi e kanë dhunuar, ata i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, thotë policia.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.