Vrasja e liderit të Hezbollah alarmon Iranin, Khamenei dërgohet në një vend të sigurt

Një alarm është ngritur edhe në Iran pas konfirmimit të vrasjes së Hassan Nasrallah nga ushtria izraelite dhe në lidhje me marrëdhëniet “vëllazërore”

Shtator 28, 2024 - 13:15
 0
Vrasja e liderit të Hezbollah alarmon Iranin, Khamenei dërgohet në një vend të sigurt

Një alarm është ngritur edhe në Iran pas konfirmimit të vrasjes së Hassan Nasrallah nga ushtria izraelite dhe në lidhje me marrëdhëniet “vëllazërore” që bashkojnë Teheranin me Hezbollahun.

Në këtë kontekst, burime iraniane i thanë Reuters se lideri suprem i vendit, Ali Khamenei, u dërgua në një vend të sigurt me siguri të shtuar, menjëherë pas njoftimeve zyrtare të IDF për Nasrallah.

Të njëjtat burime theksuan se Teherani është në kontakt me Hezbollahun dhe aleatët e tjerë në rajon për të përcaktuar hapin tjetër pas vdekjes së Nasrallah.

Khamenei, në një deklaratë pasi ushtria izraelite tha se kishte vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, tha: “Fati i këtij rajoni do të përcaktohet nga forcat e rezistencës, me Hezbollahun në ballë”, njoftuan mediat shtetërore. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.