Lajçak për Osmanin: I vlerësoj idetë dhe rekomandimet e saj për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përmbyllur pjesëmarrjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, derisa bëri të ditur se para kthimit në Bruksel, është takuar me presidenten Vjosa Osmani. Lajçak përmes një shkrimi në platformën X ka thënë se i vlerëson idetë dhe rekomandimet e Osmanit për zbatimin […]

Shtator 28, 2024 - 13:20
 0
Lajçak për Osmanin: I vlerësoj idetë dhe rekomandimet e saj për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përmbyllur pjesëmarrjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, derisa bëri të ditur se para kthimit në Bruksel, është takuar me presidenten Vjosa Osmani.

Lajçak përmes një shkrimi në platformën X ka thënë se i vlerëson idetë dhe rekomandimet e Osmanit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përcjell Klankosova.tv.

“Para se të kthehesha në Bruksel, u takova me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar situatën aktuale në procesin e normalizimit. Vlerësova idetë dhe rekomandimet e saj se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e Lajçakut.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.