Dortmund i afrohet Bayern-it, përmbysje e madhe ndaj Bochum, sot dueli mes dy rivalëve për titull

Borusia Dortmund la pas shuplakën e fortë që mori javën e kaluar në humbjen 5 me 1 ndaj Shtugart dhe u rikthye tek

Shtator 28, 2024 - 15:05
 0
Dortmund i afrohet Bayern-it, përmbysje e madhe ndaj Bochum, sot dueli mes dy rivalëve për titull

Borusia Dortmund la pas shuplakën e fortë që mori javën e kaluar në humbjen 5 me 1 ndaj Shtugart dhe u rikthye tek fitoret në Bundeslige. Verdhezinjtë mundën 4 me 2 në shtëpinë e tyre Bochum në ndeshjen hapëse të javës së pestë të kampionatit. Ndeshje me dy fytyra për Dortmund në Veshtfalen.

Një pjesë e parë gati gati horror e përfunduar 2 me 0 për miqtë. Bochum shënoi dy herë deri në mesin e pjesës së parë falë golave të realizuar nga Bero dhe De Vit. Për fatin e tyre të mirë lojtarët e Dortmund arritën të rihapin ndeshjen përpara se të shkonin në dhomat e zhveshjes dukë shënuar me sulmuesin Xhurasi. Në pjesën e dytë Dortmund shtoi intensitetin dhe agresivitetin afër zonës mike duke fituar edhe një penallti e cila u kthye në gol nga Emre Can në minutën e 61.

Megjithatë protagonisti kryesor i mbrëmjes ishte Xhurasi, i cili në minutën e 75 realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për të zotët e shtëpisë të cilët përmbysën në këtë mënyrë sfidën. 6 minuta më vonë Dortmund siguroi përfundimisht fitoren falë golit të katërt të shënuar nga Nmecha. 10 pikë për Borusia Dortmund, dhe vendi i dytë për momentin, me 2 pikë më pak sesa Bayerni i Mynihut kryesues. Sot në fakt Bundesliga do të shijojë duelin e madhe mes dy ekipeve kryesore rivale për titullin kampion, ku bavarezët do të presin në shtëpinë e tyre kampionët në fuqi të Bayern Leverkusen. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.