Individët shpenzuan lekë për pushime, bizneset shtuan depozitat, si ndikoi sezoni veror në xhepat e shqiptarëve

Kursyen deri në qershor por shpenzuan më shumë për pushime. Shqiptarët patën më shumë lekë në dispozicion në depozitat e tyre deri në muajt e verës edhe për pushime krahasuar me një vit më parë. Por përballë një euro të zhvlerësuar, ata zgjodhën të përdorin më shumë lekë duke mos prekur ato në monedhën europiane. […]

Shtator 28, 2024 - 16:20
 0
Individët shpenzuan lekë për pushime, bizneset shtuan depozitat, si ndikoi sezoni veror në xhepat e shqiptarëve

Kursyen deri në qershor por shpenzuan më shumë për pushime. Shqiptarët patën më shumë lekë në dispozicion në depozitat e tyre deri në muajt e verës edhe për pushime krahasuar me një vit më parë. Por përballë një euro të zhvlerësuar, ata zgjodhën të përdorin më shumë lekë duke mos prekur ato në monedhën europiane.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kursimet e shqiptarëve në banka arritën deri në 1.33 trilion lekë, një rritje me 3.7% se gusht 2023.

Ndonëse më shumë para në dispozicion se një vit më parë, kursimet e mbajtura në lekë u tkurrën në gusht krahasuar me korrikun 2024, duke arritur në 594 miliardë lekë.

Ndërsa më shumë euro u depozituan në banka në muajin gusht, duke bërë që kursimet në valutë të arrinin në 738 miliardë lekë. 55.4% e kursimeve të shqiptarëve janë në monedhë të huaj teksa vetëm 44.6% janë në lekë.

Të ndalur sipas kategorive, pothuajse gjysma e parave në depozita janë të individëve ndërsa pjesa e mbetur janë bizneset, institucionet, por dhe entet publike.

Teksa individët tkurrën kursimet në lekë në muajt e verës, bizneset performuan më mirë duke shtuar paratë në banka si në lekë edhe valutë.

Interesat në rritje krahasuar me fundvitin 2023 kanë bërë që më shumë qytetarë të depozitojnë paratë e tyre. Norma mesatare e interesit për depozitat me afat në lekë të individëve në qershor arriti në 2.39% ndërsa për depozitat e reja në euro 1.53%.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.