Ndikon luhatja e temperaturave/ Rriten rastet me hemoragji në tru, çdo ditë 7-10 persona paraqiten në spital

Jo vetëm infarktet e zemrës por edhe hemorragjitë cerebrale janë rritur sidomos në këtë periudhë. Çdo ditë paraqiten 7 deri në 10 qytetarë që kanë pësuar hemorragji cerebrale në shërbimin neurovaskular në QSUT. “Sidomos në këtë periudhë ku ka luhatje të temperaturave rritet numri i tyre. Pasi në verë hapen enët e gjakut. Ndërsa tani […]

Shtator 28, 2024 - 16:30
 0
Ndikon luhatja e temperaturave/ Rriten rastet me hemoragji në tru, çdo ditë 7-10 persona paraqiten në spital

Jo vetëm infarktet e zemrës por edhe hemorragjitë cerebrale janë rritur sidomos në këtë periudhë.

Çdo ditë paraqiten 7 deri në 10 qytetarë që kanë pësuar hemorragji cerebrale në shërbimin neurovaskular në QSUT.

“Sidomos në këtë periudhë ku ka luhatje të temperaturave rritet numri i tyre. Pasi në verë hapen enët e gjakut. Ndërsa tani për shkak se pacientet nuk shkojnë të ndërrojnë mjekimin bëjnë hiper tension çka çon në hemorragji cerebrale“-shprehet Entela Basha, mjeke neurologe.

Infarkti i trurit dhe hemorragjitë cerebrale më parë kanë qenë sëmundje që haseshin në mosha të treta por tanimë ka shumë të rinj .

“Më parë hasej tek 65 e lartë por tani e hasim edhe 30-35 vjeç”.

Por çfarë ka ndikuar në shtimin e këtyre sëmundjeve kryesisht tek moshat e reja?

“Abuzimi me substanca, jeta sedentare, mënyra e të ushqyerit”.

Goditja cerebrale është e njëjtë me atakun ne zemër por në këtë rast ndodh ne tru. Nis me mpirje të fytyrës apo të gjymtyrëve marramendje dhe lodhje.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.