Fshehën drogë me vlerë 100 mijë euro në kuti bananesh, arrestohen 12 persona në Gjermani, mes tyre edhe shqiptarë

Policia gjermane ka vënë në pranga 12 persona, ku mes tyre edhe disa shqiptarë. Sipas mediave të huaja, janë sekuestruar 2 ton kokainë

Shtator 28, 2024 - 17:00
 0
Fshehën drogë me vlerë 100 mijë euro në kuti bananesh, arrestohen 12 persona në Gjermani, mes tyre edhe shqiptarë

Policia gjermane ka vënë në pranga 12 persona, ku mes tyre edhe disa shqiptarë.

Sipas mediave të huaja, janë sekuestruar 2 ton kokainë në qytetin port të Hamburgut, më vlerë në treg rreth 100 milionë euro.

Sasia e drogës ishte e fshehur në disa kuti me banana.

Sipas policisë, kontejneri i transportit duhej të drejtohej me kamion nga terminali i konteinerëve Altenëerder për kontroll doganor, por shoferi devijoi nga rruga. Policia tha se kamioni u ndal në një magazinë pas një kompanie transporti, ku të dyshuarit dyshohet se donin të shkëmbenin drogën me banane.

Lidhur me këtë operacion reagoi edhe ministry i Brendshëm i i Hamburgut, Andy Grote.

 “Ky është një sukses i jashtëzakonshëm dhe një nga konfiskimet më të mëdha në një operacion në vazhdim,” tha Andy Grote. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.