Ekonomia përfitoi rreth 2 mln euro në 6 muaj/ Sa qëndrojnë turistët në Shqipëri? Eurostat: Janar-Korrik, rreth 4 milionë netë qëndrime

Turistët e huaj kanë qëndruar më shumë ditë në Shqipëri për të pushuar. Kjo konfirmohet nga shifrat e publikuara nga Eurostat për periudhën janar-korrik 2024. Rezulton se në total turistët e huaj kanë qëndruar në vendin tonë përgjatë kësaj periudhe 3.8 milionë netë qëndrimi. Ekonomia shqiptare ka përfituar 1.9 miliardë euro në 6 muajt e […]

Shtator 28, 2024 - 17:10
 0
Ekonomia përfitoi rreth 2 mln euro në 6 muaj/ Sa qëndrojnë turistët në Shqipëri? Eurostat: Janar-Korrik, rreth 4 milionë netë qëndrime

Turistët e huaj kanë qëndruar më shumë ditë në Shqipëri për të pushuar. Kjo konfirmohet nga shifrat e publikuara nga Eurostat për periudhën janar-korrik 2024. Rezulton se në total turistët e huaj kanë qëndruar në vendin tonë përgjatë kësaj periudhe 3.8 milionë netë qëndrimi.

Ekonomia shqiptare ka përfituar 1.9 miliardë euro në 6 muajt e parë nga turizmi. Të ardhurat dhe shpenzimet nga shërbimet e udhëtimit u rritën respektivisht me rreth 25% dhe 27%, në terma vjetorë, ku rritja e numrit të udhëtarëve ka qenë faktori përcaktues, por në të njëjtën kohë shpenzimi ditor është vlerësuar në rritje

Ndërkohë që vetëm të huaj në janar-korrik janë regjistruar 6.3 milionë turistë të huaj në vendin tonë. Shqipëria rezulton se ka lënë pas Malin e Zi e cila regjistron rreth 2.9 milionë netëqëndrime nga turistët e huaj dhe Maqedoninë e Veriut ku turistët kanë qëndruar vetëm 1.2 milionë netë për periudhën janar-korrik 2024.

Niveli më i lartë i kohës së qëndrimit është regjistruar në Qipro dhe më të ulëta në Poloni. Në tremujorin e dytë të vitit 2024, pati 780.1 milionë netë qëndrimi në akomodime turistike në të gjithë BE-në, një rritje e lehtë prej 0.2% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.