SHBA reagon pas kërcënimeve të Iranit: Jemi të vendosur të parandalojmë përshkallëzimin e konfliktit

I menjëhershëm ka qenë reagimi i SHBA-së pas mesazheve dhe paralajmërimeve kërcënuese të Iranit që pasuan vrasjen e Hassan Nasrallah. Irani deklaroi se Izraeli

Shtator 28, 2024 - 18:15
 0
SHBA reagon pas kërcënimeve të Iranit: Jemi të vendosur të parandalojmë përshkallëzimin e konfliktit

I menjëhershëm ka qenë reagimi i SHBA-së pas mesazheve dhe paralajmërimeve kërcënuese të Iranit që pasuan vrasjen e Hassan Nasrallah. Irani deklaroi se Izraeli do të paguajë një çmim të rëndë.

“Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të parandalojnë Iranin dhe partnerët dhe përfaqësuesit e tij të mbështetur nga Irani që të shfrytëzojnë situatën ose të zgjerojnë konfliktin,” tha sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin pas bisedimeve me homologun e tij izraelit. 

“Kam folur dy herë, dje, me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallad për ngjarjet në Liban. Unë shpreha mbështetjen time të plotë për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe popullin e tij kundër grupeve terroriste të mbështetura nga Irani. Theksova se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për të parandaluar Iranin dhe partnerët dhe përfaqësuesit e tij të mbështetur nga Irani që të shfrytëzojnë situatën ose të zgjerojnë konfliktin. E kam bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara mbeten të gatshme për të mbrojtur forcat dhe objektet amerikane në rajon dhe janë të përkushtuara për mbrojtjen e Izraelit”, tha Austin në një postim në platformën X.

Udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei shprehu besimin se vrasja e Nasrallah nuk mund të shkaktojë një thyerje të madhe në strukturën e Hezbollahut, në deklaratën e tij të parë pas njoftimeve të ushtrisë izraelite. Khamenei, i cili është zhvendosur në një vend të sigurt me siguri të shtuar.

“Izraeli duhet ta dijë se nuk mund t’i bëjë shumë dëm strukturës së fortë të Hezbollahut”, tha ai pa iu referuar drejtpërdrejt vrasjes së Nasrallah./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.