Moti i mirë, pushuesit ditor ‘pushtojnë’ bregdetin e Lezhës

E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhun deri në Kune është e populluar me pushues, pjesa më e madhe e të cilëve janë ditorë Kjo fundjavë e fundit e Shtatorit me mot me diell e temperaturë të larta ka tërhequr vizitorë të shumtë drejt Shëngjinit. Më së shumti bëhet fjalë për pushues ditorë që […]

Shtator 28, 2024 - 18:25
 0
Moti i mirë, pushuesit ditor ‘pushtojnë’ bregdetin e Lezhës

E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhun deri në Kune është e populluar me pushues, pjesa më e madhe e të cilëve janë ditorë

Kjo fundjavë e fundit e Shtatorit me mot me diell e temperaturë të larta ka tërhequr vizitorë të shumtë drejt Shëngjinit. Më së shumti bëhet fjalë për pushues ditorë që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në këtë bregdet ku pjesa dërmuese e tyre janë shqiptarë të Kosovës.

Natyra e bukur, moti i ngrohtë me diell bëri që shumë vizitorë kryesisht nga Kosova të zgjedhin edhe këtë fundjavë bregdetin e Shëngjinit.

Ata e shijojnë maksimalisht këtë zonë bregdetare që i ka përmbushur pritshmëritë e tyre. Zonat bregdetare, ato historike, çmimet konkuruese, kulinaria dhe gastronomia kanë bërë që Lezha të njohë një bum të madh turistësh gjatë gjithë vitit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.