Irani shpall pesë ditë zie për vdekjen e Hassan Nasrallah

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei , shpalli sot pesë ditë zie në vend për vdekjen e liderit të organizatës libaneze Hezbollah, Hassan Nasrallah.  “I shpreh

Shtator 28, 2024 - 18:40
 0
Irani shpall pesë ditë zie për vdekjen e Hassan Nasrallah

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei , shpalli sot pesë ditë zie në vend për vdekjen e liderit të organizatës libaneze Hezbollah, Hassan Nasrallah.

 “I shpreh ngushëllimet e mia dëshmorit, të madhit Nasrallah dhe shokëve të tij dëshmorë (të rënë) dhe shpall pesë ditë zie kombëtare në Iran”, citohet të ketë thënë Khamenei nga agjencia zyrtare e lajmeve Irna.

Hezbollahu konfirmoi se lideri i tyre Hasan Nasrallah është vrarë dje nga një sulm izraelit. Grupi publikoi një njoftim pak më parë duke pranuar vdekjen e drejtuesit që ishte në detyrë prej vitit 1992 duke mos dhënë detaje të tjera,

Izraeli mundi të shkatërrojë brenda pak ditësh forcën e grupit të Hezbollah duke vrarë sëfudmi liderin Hasan Nasrallah, ndërkohë që më herët nxorri “jashtë loje” mijëra operativë përmes shpërthimit të pajisjeve “biper” dhe radiove marrëse-dhënëse./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.