Kërcënimet e Libanit, SHBA evakuon stafin e ambasadës në Bejrut

Departamenti Amerikan i Shtetit u kërkoi të shtunën disa punonjësve të ambasadës së tij në Bejrut dhe anëtarëve të familjeve të tyre të

Shtator 28, 2024 - 19:05
 0
Kërcënimet e Libanit, SHBA evakuon stafin e ambasadës në Bejrut

Departamenti Amerikan i Shtetit u kërkoi të shtunën disa punonjësve të ambasadës së tij në Bejrut dhe anëtarëve të familjeve të tyre të largoheshin nga Libani në mes të tensioneve të përshkallëzuara në Lindjen e Mesme pas vrasjes së liderit të Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah nga Izraeli.

“Personeli i Ambasadës së SHBA-së në Bejrut është kufizuar nga udhëtimet personale pa autorizim paraprak”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.”Kufizime shtesë të udhëtimit mund të vendosen për personelin amerikan nën përgjegjësinë e sigurisë së Shefit të Misionit, me pak ose aspak njoftim për shkak të shqetësimeve të shtuara të sigurisë ose kërcënimeve.”

Hezbollahu konfirmoi se lideri i tyre Hasan Nasrallah është vrarë dje nga një sulm izraelit. Grupi publikoi një njoftim pak më parë duke pranuar vdekjen e drejtuesit që ishte në detyrë prej vitit 1992 duke mos dhënë detaje të tjera,

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, shpalli pesë ditë zie në vend për vdekjen e liderit të organizatës libaneze Hezbollah, teksa u zotuan për hakmarrje./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.