Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Nepal, rritet numri i viktimave

66 persona kanë humbur jetën në Nepal dhe 69 rezultojnë të zhdukur që nga mëngjesi i ditës së kaluar, pasi pasi reshjet e

Shtator 28, 2024 - 21:15
 0
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Nepal, rritet numri i viktimave

66 persona kanë humbur jetën në Nepal dhe 69 rezultojnë të zhdukur që nga mëngjesi i ditës së kaluar, pasi pasi reshjet e vazhdueshme shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të tokës.

Reshjet e shiut kanë rënë që nga mbrëmja e së premtes dhe pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Rishiram Tiëari, u tha gazetarëve se 66 persona raportohen të vdekur në të gjithë vendin, nga të cilët 34 ishin në kryeqytet, Katmandu.

60 persona u plagosën dhe 3,010 u shpëtuan në të gjithë vendin Himalayan, shtoi ai, teksa tha se të gjitha divizionet e forcave të sigurisë në vend, përfshirë ushtrinë, janë urdhëruar të ndihmojnë në përpjekjet e shpëtimit.

Disa rrugë janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet. Tre autostrada, duke përfshirë autostradën kryesore Prithvi, që lidh Katmandu me pjesën tjetër të vendit, janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut dhe pajisje të rënda janë duke u përdorur në përpjekje për të hapur rrugët, tha Tiëari.

Qeveria kishte lëshuar paralajmërime për përmbytje në të gjithë vendin duke paralajmëruar për reshje masive.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.