Parisi bën thirrje për t’i dhënë fund sulmeve ajrore në Liban, kundërshton çdo operacion tokësor izraelit

Franca bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të sulmeve ajrore izraelite në Liban, duke theksuar në të njëjtën kohë se kundërshton çdo operacion tokësor izraelit

Shtator 28, 2024 - 21:40
 0
Parisi bën thirrje për t’i dhënë fund sulmeve ajrore në Liban, kundërshton çdo operacion tokësor izraelit

Franca bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të sulmeve ajrore izraelite në Liban, duke theksuar në të njëjtën kohë se kundërshton çdo operacion tokësor izraelit në atë vend.

Në një deklaratë të lëshuar pas një telefonate me kryeministrin e përkohshëm të Libanit Najib Mikati, Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barot gjithashtu i bëri thirrje Hezbollahut dhe Iranit që të shmangin veprimet që mund të destabilizojnë më tej rajonin.

Vrasja e Hasan Nasrallah shihet si një fitore e madhe në Izrael.

Për më shumë se 30 vjet ai ka qenë personi që frymëzonte dhe çonte para Hezbollahun.

Me ndihmën e aleatëve të tij të ngushtë në Iran, ai e ktheu Hezbollahun në një forcë të mirëfilltë luftarake që në vitet 2000 e detyroi Izraelin t’i jepte fund një pushtimi prej dy dekadash të Libanit jugor.

Në vitin 2006, ai udhëhoqi Hezbollahun teksa luftonte kundër Izraelit.

Nasrallah ka qenë armiku më i madh i vetëm i Izraelit – vitet e fundit. Atij i është afruar vetëm organizatori i sulmeve të 7 Tetorit, Yahya Sinwar.

Përkundër dëshirës së aleatëve të tij amerikanë, Izraeli i është kthyer luftës ndaj Hezbollahut pas gati një viti të përplasjeve në zonat kufitare.

Në javët e fundit, Izraeli ka aktivizuar një plan lufte për të cilin ka punuar që kur lufta e fundit me Hezbollahun përfundoi në 2006.

Izraeli i ka shkaktuar dëme të mëdha armikut të tij në Liban. Vrasja e liderit të Hezbollah është goditja më e madhe nga të gjitha.

Pyetja tani është se si do të përgjigjen Hezbollahu – dhe Irani. Ata tani mund të arrijnë në përfundimin se nëse nuk kundërpërgjigjen fort, do të përballen me një humbje strategjike në Liban, Iran dhe rajon.

Pasiguria dhe rreziku në Lindjen e Mesme është arsyeja pse aleatët perëndimorë të SHBA-së dhe Izraelit u përpoqën të bindin kryeministrin Benjamin Netanyahu të pranojë një armëpushim për të krijuar një rrugë për diplomacinë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.