54-vjeçari shqiptar shtrohet disa herë në spital, mësohet se po e vriste “ngadalë” gruaja

Një 46 vjeçare moldave është arrestuar nga policia italiane nën akuzën se tentoi të vriste bashkëshortin e saj shqiptar me helm miu. Sipas të dhënave paraprake, gruaja mësohet t’i ketë dhënë disa herë helm të fshehur në doza të vogla në ushqime burrit të saj 54 vjeçar, i cili ishte paraqitur në spital me dhimbje […]

Tetor 16, 2023 - 13:25
 0
54-vjeçari shqiptar shtrohet disa herë në spital, mësohet se po e vriste “ngadalë” gruaja

Një 46 vjeçare moldave është arrestuar nga policia italiane nën akuzën se tentoi të vriste bashkëshortin e saj shqiptar me helm miu.

Sipas të dhënave paraprake, gruaja mësohet t’i ketë dhënë disa herë helm të fshehur në doza të vogla në ushqime burrit të saj 54 vjeçar, i cili ishte paraqitur në spital me dhimbje të forta.

Dyshimet e mjekëve i dhanë udhë hetime dhe tashmë gruaja u ndalua nga autoritetet dhe po mbahet me masë arresti në shtëpi, në pritje të procesit gjyqësor.
54 vjeçari ishte shtruar disa herë në spital që nga korriku i vitit 2022 dhe kishte të gjitha simptomat që ishte helmuar. Për këtë arsye, mjekët kryen disa testime dhe shuan dyshimet e tyre se ai kishte rënë në kontakt me helm miu.
/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.